Adoleshenti ka në plan të dalë më shokët ? Atyre u pëlqen të jenë së bashku. Vajza juaj është e gëzuar ? Djali juaj ka pak frikë ? Po ju si ndiheni ?
Diskutoni me të për këtë dalje. Tregojini fëmijës tuaj që jeni të interesuar për të. Pyeteni : kush e organizon festën ? Më kë do të shkosh ? Në ç’vend zhvillohet mbrëmja ? DHE tregojini gjithashtu se ju dëshironi që mbrëmja të kalojë mirë. Shfaqeni shqetësimin tuaj për sigurinë e tij.
Kur jemi adoleshent, duhet të bëjmë kujdes kur dalim. Të bëjmë kujdes do të thotë :
- Të përdorim transportet publike
- Të organizohemi paraprakisht për të ditur me kë do të kthehemi dhe si do të kthehemi në shtëpi
- Të qëndrojmë në grup
- Të informojmë një person të grupit kur largohemi, për shembull : kur shkojmë në tualet
- Të respektojmë orarin dhe rregullat e diskutuara me prindërit .
Në këtë mënyrë festa do të jetë akoma më e bukur !
Ndonjëherë rregullat e daljes vendosen nga ligji.
Për shembull : në qytetin e Nyonit : SHENIM DREJTUAR PRINDERVE
- Të rinjtë nën moshën 16 vjeç, të cilët nuk janë të shoqëruar nga prindërit, mund të qëndrojnë jashtë deri në orën 22:00, dhe deri në orën 23:00 gjatë verës.
- Të rinjtë, të cilët nuk kanë mbushur moshën 16 vjeç, të pashoqëruar nga përfaqësues ligjor, nuk kanë të drejtë të shkojnë në kafene, restorante, bare, pub-e dhe diskoteka, vetëm nëse kanë një autorizim me shkrim.