Mundohuni të kuptoni përse rrjetet shoqërore janë të rëndësishme për fëmijën tuaj.
Të tjerët i japin një imazh të mirë për veten e tij. Adoleshenti merr shumë pëlqime. Të tjerët e përgëzojnë. Po ju si prindër, a e përgëzoni atë ?
A do të dëshironte fëmija juaj adoleshent një jetë si në rrjetet shoqërore ? Ç’thotë ai për veten e tij ? Gjëra të vërteta apo pjesërisht të vërteta ? Apo si do dëshironte të ishte në jetën e vërtetë ? A është e kënaqur me jetën e saj vajza juaj ? A do dëshironte një tjetër jetë djali juaj ? A është xheloz për të tjerët ?
Rrjetet shoqërore e ndihmojnë adoleshentin të harrojë problemet e tij. Në përgjithësi, si ndihet fëmija juaj ? A është i integruar mirë ? A ka shokë në jetën e vërtetë ? Po në shkollë, si ia kalon ? Po në shtëpi ? Çfarë bën ai kur ka grindje në familje ?
Mbështeteni adoleshentin në gjetjen e burimeve për të kapërcyer vështirësitë. Nëse vështirësitë vazhdojnë, kërkoni mbështetje pranë profesionistëve të specializuar, për ju apo për fëmijën tuaj adoleshent.