Jo të gjithë adoleshentët dehen.
Në moshën 15-vjeçare, një pakicë e adoleshentëve abuzon rregullisht me alkoolin. Mediat flasin shumë për rastet e rralla. Mund të zgjedhim miq që argëtohen pa pirë alkool, ose mund të pimë pak.
Kur pimë alkool, nuk jemi i njëjti person.
Alkooli është një substancë psikotrope ashtu si dhe drogat e tjera. Ai ndryshon perceptimet, emocionet dhe sjelljen e njerëzve. Alkooli mund të na vërë në rrezik. Nën efektin e alkoolit bëjmë gjëra që nuk i bëjmë zakonisht. Rreziku mund të vijë nga vetë ne, por gjithashtu dhe nga të tjerët !
Alkooli përhapet në gjak
Alkoolizmi, është sasia e alkoolit që qarkullon në gjak. Alkoolizmi varet nga :
- sasia e alkoolit të pirë
- mosha : alkooli vepron më shpejt tek të rinjtë dhe personat e moshuar
- gjinia : alkooli vepron më shpejt tek femrat
- nëse kemi ngrënë : alkooli vepron më ngadalë kur stomaku është plot
Efektet mund të jenë të rrezikshme nëse përveç alkoolit, kemi marrë droga të tjera apo ilaçe,…
Adoleshentët janë të ndjeshëm ndaj alkoolit
Adoleshentët nuk reagojnë njësoj si të rriturit përballë efekteve të alkoolit. Alkoolizmi i tyre rritet më shpejt dhe ata mund të helmohen menjëherë (për më shumë detaje, konsultoni adoleshentët dhe alkooli). Për këtë arsye, ligji u ndalon alkoolin të rinjve nën moshën 16 vjeç. Të rinjtë mbi moshën 16 vjeç mund të pinë alkool herë pas here, por mbi të gjitha ata nuk duhet të dehen. Përzierjet e alkoolit me produkte te tjera (ilaçe, kanabis, etj…) mund të jenë të rrezikshme.
Të njihni kufijtë e mundësive tuaja
Gjatë përvojave të para me alkoolin, adoleshentët nuk e njohin mirë kufirin e mundësive të tyre. Ndonjëherë ata/ato pinë me tepri, ose pinë shumë shpejt, e në këtë mënyrë ata/ato mund të helmohen menjëherë.
Alkooli është i rrezikshëm për adoleshentët dhe të rriturit
- Të pish shumë dhe shpesh është e rrezikshme për shëndetin
- Alkooli të bën të varur
- Dehja ndryshon vetëdijen, ndjenjat dhe sjelljen. Mund të humbasim kontrollin dhe të bëjmë gjëra për të cilat do të na vijë keq më vonë. Kur të rinjtë fillojnë të pinë alkool, djemtë ashtu si dhe vajzat nuk i njohin ende kufijtë e mundësive të tyre. Ata rrezikojnë të pinë me tepri apo shumë shpejt. Ndodh që të rinjtë dehen menjëherë dhe nuk arrijnë më të ndalen.
- Alkooli na bën të ndihemi të shfrenuar. Nuk arrijmë të kontrollojmë sjelljen tonë. Vazhdojmë të pimë. Inkurajojeni adoleshentin që të bëjë kujdes. Të bëjë kujdes, do të thotë të mos pijë më ose të bëjë një pushim pas një gote alkooli.
- Pirja e tepërt dhe e shpejtë e alkoolit mund të shkaktojë vdekje. Në adoleshencë duhet të dimë si të reagojmë nëse një person është viktimë e helmimit alkoolik. Kur dikush humb vetëdijen, nësë nuk arrijmë ta zgjojmë, nëse personi nuk reagon kur e pickojmë,nëse ai vjell pa u zgjuar, apo merr frymë keq, etj…, duhet ta shtrijmë anash, ta mbajmë në të ngrohtë, të mos e bëjmë të vjellë, të mos e lëmë vetëm dhe të kerkojmë ndihmën e një të rrituri apo të telefonojmë ambulancën (Tel. 144).
- Alkooli shton rrezikun e aksidenteve.
- Çdo lloj përzierjeje e alkoolit (me kanabis, ilaçe apo substanca të tjera) përmban rreziqe të paparashikuara.