Si i përdor ekranet fëmija im adoleshent ?

  • Tregoni interes për ç’ka bën adoleshenti. Diskutoni me të : çfarë pëlqen tek ekranet dhe përse.
  • Kërkojini fëmijës tuaj adoleshent t’ju tregojë se çfarë i pëlqen të bëjë në internet. Vizitoni së bashku faqet e internetit dhe programet që adoleshenti përdor. Çfarë i pëlqen atij ? Ku janë problemet dhesi mund të evitohen ato ?
  • Me kë diskuton vajza juaj në internet ? Çfarë publikon djali në internet ? Për kë publikon, për miqtë e tij apo për të gjithë ?

Verifikoni shpenzimet. A blen ai gjëra ? Përse ? Si ? Jini të pranishëm nëse fëmija juaj adoleshent ju bën pyetje apo ju kërkon diçka. Thuajini në mënyrë të përsëritshme që ai mund të bisedojë me ju në çdo moment, nëse ka probleme.

Vendosni rregulla për kohën, vendin dhe përmbajtjen

Kur vendosni për një rregull, diskutojeni me adoleshentin. Bëjeni përpara se të bleni materialin.

  • Rregullat janë të vlefshme për të gjithë familjen. Për shembull : nuk ka celular kur hahet bukë, nuk ka ekrane në dhomën e gjumit, vendosja e celularit në një shportë në një orë të caktuar, etj…
  • Përcaktoni sa kohë fëmija juaj adoleshent mund të rrijë para ekranit. Këshilla në faqen e internetit : 3-6-9-12.com
  • Përcaktoni orarin dhe ditët kur adoleshenti mund të përdorë lirisht ekranet. Për shembull : më shumë gjatë fundjavës ; jo pas një ore të caktuar ; vetëm pasi të ketë mbaruar detyrat, apo pasi të ketë bërë një aktivitet të caktuar
  • Fikja e ekraneve të paktën një orë para se të flejë

Ndihmojeni fëmijën tuaj të ekuilibrojë dëfrimet

Motivojeni fëmijën tuaj të angazhohet, pa praninë tuaj, nëpër aktivitete « jo në linjë » : ekskursione me miqtë, klub sportiv, klub të rinjsh, etj…

Krijoni së bashku në familje « aktivitete  jo në linjë » : aktivitete sportive, shëtitje në pyll, ekspozita, kinema,…

Mbikëqyrni përdorimin tuaj të mediave

Jepini shembullin tuaj fëmijës. Rregullat e familjes janë për të gjithë, edhe për ju. Bëni kujdes me përdorimin tuaj të ekraneve. Tregojini si mund të kalohet koha e lirë në mënyrë të ekuilibruar.

Shenjat që tregojnë se gjërat nuk shkojnë mirë

Diçka nuk shkon mirë kur :

  • ekrani zë hapësirën më të madhe të kohës
  • Adoleshenti nuk zgjedh ekranin që ai dëshiron të ndjekë, por eshtë i shtyrë të jetë para tij
  • Ndërpriten kontaktet me të tjerët
  • Ekranet sjellin shumë konflikte familjare
  • Ka dështim shkollor apo profesional
  • Adoleshenti është shumë i lodhur dhe nuk fle shumë
  • Adoleshenti nuk kontrollon më asgjë, pasioni i tij e ka mbytur, ai mendon vetëm për këtë gjë
  • Adoleshenti ndihet keq kur nuk është në linjë
  • Adoleshenti vuan

Është e vështirë të bëhet një listë e plotë. Ka shumë mënyra për të përdorur ekranet.

Një adoleshent mund të ndihet i lodhur edhe pa ekrane. Puberteti provokon ndryshime shumë të rëndësishme, psikologjike dhe fizike. Eshtë një periudhë e vështirë për adoleshentët, me apo pa ekrane. Ndonjëherë ekranet ndihmojnë. Adoleshentët mundohen të kontrollojnë ndjenjat e tyre duke u futur në linjë. Ata i përdorin ekranet për të gjetur një mënyrë daljeje nga sikleti i tyre.

Si të veproni ?

  • Flitini fëmijës tuaj për vërejtjet dhe shqetësimet tuaja
  • Diskutoni me të : përse shërbejnë ekranet ? Ai/ajo di të bëjë gjëra të vështira. Ju mund ta admironi
  • Nuk duhet ta dënoni me ekranin : është burimi apo strehimi e tij. Eshtë mirë që të mundoheni ta kuptoni. Përse adoleshenti ka nevojë të strehohet në ekranin e tij. Ndoshta ai nuk ka më shokë, ndoshta ka shumë zënka në familje, ndoshta ka përshtypjen se do humbasë diçka të rëndësishme nëse nuk është në linjë me miqtë e tij. Ndoshta ai kërkon të dalë nga problemet e tij. Ç’duhet të bëni për të përmirësuar situatën ?
  • Vendosni me fëmijën tuaj rregullat e përdorimit të ekraneve : një orar për aktivitetet në linjë, një orar për detyrat, etj…
  • Nëse është e vështirë për adoleshentin që t’i respektojë rregullat e vëna, vendosini ekranet në një dhomë të përbashkët.

Në këtë mënyrë doshta ju do ta përmirësoni situatën. Nëse problemet vazhdojnë : kërkoni ndihmë për veten dhe fëmijën tuaj (shih adresa të dobishme).