Djemtë luajnë me video-lojëra më shumë se vajzat.
- Për të qenë i fortë në lojë, duhet luajtur shumë
- Kur luajmë shumë, arrijmë nivele të larta dhe është e vështirë të ndalojmë. Kemi dëshirë të vazhdojmë më tej e të jemi gjithmonë më të fortët.
- Adoleshenti luan me lojtarë të tjerë ne linjë. Ai është pjesëtar i një grupi, i një komuniteti. Kur lojtarët e tjerë kanë dëshirë të vazhdojnë të luajnë, është e vështirë për të ta lërë grupin. Ata mbështeten tek ai për të vazhduar lojën. Nëse nuk vjen të luajë, për të do të thotë që ai ai braktis shokët.
- Ndonjëherë lojërat nuk kanë fund. Edhe një lojë, akoma edhe një lojë, pa mbarim…
- Disa lojëra vazhdojnë të zhvillohen edhe pse nuk jemi të pranishëm në linjë : kjo quhet « botë e vazhdueshme ». Adoleshenti ndoshta ka frikë se do të humbasë një pjesë të lojës, nëse nuk është gjithmonë i pranishëm. Në këtë mënyrë, ai qëndron para ekranit me qëllim për të mos i braktisur lojtarët e tjerë. Secili ka rolin e tij në lojë dhe lojtarët janë të lidhur me njëri-tjetrin, kjo është lidhja e tyre shoqërore. Kjo botë e vazhdueshme është në opozitë me botën tonë të vërtetë. Prindërit duhet t’i flasin adoleshentit për këto botë të ndryshme.
- Lojërat ndryshojnë, ato përditësohen, ç’ka do të thotë që ka gjithmonë diçka të re për të bërë
- Kur luajmë, ne futemi në garë. Duam të jemi gjithmonë më të mirët, më të fortë se lojtarët e tjerë, kjo është motivuese. Nuk mund të ndalojmë së luajturi.
- Kur luajmë, jemi më të fortë, ndihemi të vlerësuar. Loja mund të duket më e mirë se « jeta e vërtetë ».
Kur nuk ndihemi mirë, është e vështirë të ndalojmë së luajturi. Shpesh, në adoleshencë :
- Nuk e ndiejmë veten mirë, na duket vetja pa vlera, nuk kemi besim te vetja
- Ndonjëherë përjetojmë ndryshime apo kriza, konflikte, aksidente, ndarje, ndërrim shtëpie, martesë, një fëmijë tjetër në familje…
- Mund të kemi vështirësi në shkollë
- Nuk kemi përkrahje, nuk kemi shokë
- Nuk kemi ende një projekt, nuk kemi një motivim për të ardhmen.