Prindërit dhe adoleshentët bisedojnë së bashku.
Të hyni në bisedime do të thotë të diskutoni për të vendosur së bashku një rregull. E njëjta gjë si në punë. Shefi diskuton me punonjësin, megjithatë ai mbetet shef. Në shtëpi, prindi diskuton me adoleshentin, por ai mbetet prind, dhe është ai që vendos.
Pra, ne bisedojmë për të zgjedhur një rregull apo disa rregulla, DHE për të ditur si do të zbatohet ky rregull.
Si zhvillohen bisedimet :
- Dialog : të respektohet ai që flet, secili të flasë sipas radhës dhe në mënyrë të barabartë, thuhet UNE dhe jo TI, nuk thuhet GJITHMONE, KURRE
- Nevojat : cilat janë nevojat e secilit ? po detyrimet ?
- Krijimtari : përgatitni një listë të gjërave që mund të bëni për të zotëruar nevojat (shënoni të gjitha idetë që keni, edhe ato më të marra). Ndonjëherë kjo jep një zgjidhje të përsosur.
- Kontratë : Të bini dakort mbi ç’ka dëshironi – prindi dhe adoleshenti -. Ky është objetivi.
Të bini dakort mbi mënyrën se si do e zbatoni rregullën. Të bini dakort mbi mënyrën se si do e kontrolloni atë. Këto janë mjetet dhe masat.
Vlerësimi : a vepruam mirë ? Ishte e dobishme ? A mund të falenderohemi ? A duhet të ndryshojmë ndonjë gjë ?
Të jeni shumë të qartë për ndëshkimin
Prindi diskuton me fëmijën e tij adoleshent për ndëshkimin, kur adoleshenti nuk respekton rregullën. Bisedohet për të vendosur ndëshkimin nëse : është pak apo shumë serioze ? Ç’farë moshe ka adoleshenti ? A mund ta zbatojë prindi ndëshkimin ? Për shembull : të thoni që ndëshkimi është të nxirrni fëmijën nga shtëpia, është e padobishme. Kjo është e mundshme nëse ju jeni dakort që autoritetet ta vendosin fëmijën në një familje tjetër.
Vendimi i një ndëshkimi nuk merret kur jeni të nevrikosur. Nëse ndodh një gjë e tillë, mund të kërkoni falje dhe të diskutoni me fëmijën tuaj adoleshent.
Shkruajini vendimet. Bëni një kontratë me shkrim
Në kontratë duhet thënë që prindi duhet të mbrojë fëmijën e tij. Kjo është një përgjegjësi.
Në kontratë duhet thënë që adoleshenti duhet të bëhet i pavarur. Kjo është një nevojë.
Nëse të gjithë bien dakord, atëherë duhet respektuar kontrata.