Fillimi i mbrëmjes

Të rinjve u pëlqen ta fillojnë mbrëmjen në një bar, park, në një shesh apo tek një shok ose shoqe. Këto momente janë shumë të rëndësishme për ta. I ndihmojnë të rinjtë të ndërtojnë identitetin e tyre. Keto momente i përgjigjen disa nevojave : shoqërizim, pavarësi, mësim dhe përvojë.

Kujdes ! Disa studime kanë treguar se nëse të rinjtë mbi 18 vjeç pinë alkool në shtëpi para se të dalin, ata pinë më shumë gjatë mbrëmjes. Ndonjëherë ata pinë dyfishin e alkoolit.

Në diskotekë

Në moshën 18-vjeçare, disa të rinj pëlqejnë të shkojnë në klub nate ose diskotekë. Në këto vende ata zbulojnë ndjesi të reja, argëtohen dhe e lëshojnë veten. Ata pëlqejnë të shkojnë në diskotekë sepse është errësirë dhe nuk bien në sy.  Pista e kërcimit u lejon atyre të shprehen e të dëfrehen.

Në përgjithësi, ata dalin në grup, i cili drejton zhvillimin e mbrëmjes. Grupi sjell rehati dhe siguri. Për të marrë kënaqësi, duhet të ndiheni mirë, në besim dhe siguri.

Në klub nate apo diskotekë, të rinjtë çlodhen : ata hyjnë më lehtë në muhabet, për disa orë e harrojnë jetën e përditshme, studimet e tyre dhe rregullat e imponuara.

Ata dëgjojnë muzikë të ditëve tona (tekno, house, bass, hip-hop), me volum të lartë. Të rinjtë dalin në grup, por shpesh kërcejnë vetëm. Ata janë krejtësisht të pushtuar nga muzika. Ndonjëherë janë në gjëndje dehjeje, një bashkësi e trupit me shpirtin.

Në klube nate qarkullojnë drogat. Konsumohet kokainë, ekstazi apo kanabis për të kërcyer sa më gjatë. Lodhja ndihet më pak, ndihen më të lirë, më të lehtë. Kanë përshtypjen se janë në një vend tjetër. Disa të rinj kanë dëshirë të provojnë drogat. Ata janë shumë kureshtarë dhe tërhiqen nga kjo botë e të rriturve. Ata duan të vënë në provë kufijtë e tyre dhe të kenë përvoja të reja.

Rregullat e sigurisë në mbrëmje

Nëpër klube nate apo diskoteka, shiten, shkëmbehen, konsumohen droga, të cilat quhen gjithashtu substanca psikotrope. Ekzistojnë rregullat e konsumimit. Janë rregulla të mirësjelljes në lidhje me drogën në mbrëmje. Këto rregulla respektohen mirë nga organizatorët e festave.

Jepini këto këshilla bazë vajzës apo djalit tuaj :

  • Të përdorë transportet publike
  • Të parashikojë me kë dhe si do të kthehet në shtëpi
  • Të qëndrojë në grup
  • Të pijë mjaftueshëm ujë
  • Të mos e lërë gotën e tij pa mbikëqyrje
  • Të shkojë në banjo me një shok apo shoqe të besueshëm
  • Në rast problemesh, t’iu kërkojë ndihmë punonjësve të diskotekës apo rojës së sigurisë

Mbrëmje dhe dalje në diskotekë

Ju mund të autorizoni vajzën apo djalin tuaj që të dalë në mbrëmje. Por është e rëndësishme të vendosni rregulla për t’i caktuar atij një kufi. Ky kufi i lejon atij sigurinë : rregullat dhe kufijtë

Ju mund t’i thoni të firmosë nje kontratë daljeje :

Eshtë një kontratë ndërmjet të riut dhe prindërve apo edukatorit. Ju mund ta bëni këtë kontratë kur fëmija juaj adoleshent është 16-18 vjeç. Në këtë kontratë, ju mund të shënoni :

  • Llojet e alkoolit qe ai ka të drejtë të pijë dhe sasinë maksimale
  • Orën e kthimit dhe si duhet të kthehet në shtëpi
  • Ndëshkimet : çfarë ndodh nëse ai nuk e respekton kontratën. Zgjidhni ndëshkime qe mund t’i zbatoni. Për shembull : më pak dalje, më pak para xhepi.

Mos harroni ta përgëzoni fëmijën tuaj nëse ai/ajo e respekton kontratën. Vëjini në dukje zgjedhjet e tij të mira.

Ju mund të autorizoni fëmijën tuaj mbi 18 vjeç të shkojë në klub nate apo diskotekë. Por duhet të dini që në këto mbrëmje qarkullojnë droga të ndryshme si për shembull : ekstazi, MDMA, ketaminë apo kokainë.

Vajza apo djali juaj ndoshta ka dëshirë t’i provojë këto droga. Ndoshta ai influencohet nga shokët apo personi që shet drogën.

Ekzistojnë rregulla për konsumimin. Janë rregulla të mirësjelljes në lidhje me drogën nëpër mbrëmje. Këto rregulla respektohen mirë nga përdoruesit dhe përdorueset.

Transmetojini këto këshilla bazë vajzës apo djalit tuaj :

  • Të përdorë transportet publike
  • Të parashikojë me kë dhe si do të kthehet në shtëpi
  • Të qëndrojë në grup
  • Të pijë mjaftueshëmujë
  • Të mos e lërë gotën pa mbikëqyrje
  • Të shkojë në banjo me një shok apo shoqe të besueshëm
  • Në rast problemesh, t’iu kërkojë ndihmë punonjësve të diskotekës apo rojes së sigurisë

Fëmija juaj i rritur, a shkon në klube nate dhe diskoteka ? Ju flet ai për drogat ?

Dëshironi t’i njihni më mirë llojet e ndryshme të drogave, efektet e tyre dhe si konsumohen ato ?

Konsultoni faqen e internetit www.nuit-blanche.ch/. Eshtë një qendër zviceriane e njohur në Gjenevë. Qëllimi i saj është të ulë rrezikun lidhur me drogat.

A i ka provuar drogat fëmija juaj ?

Adoleshentët janë në kërkim dhe zbulim të vetvetes. Shpesh ata janë të influencueshëm dhe i provojnë drogat për të bërë njësoj si shokët apo shoqet. Presioni i grupit i shtyn të veprojnë. Adoleshentët janë kureshtarë, ata janë në kërkim të përvojave të reja. Në këto raste flitet për përdorim eksperimental.

Në rastin kur drogat konsumohen për kënaqësi dhe për të kaluar një moment të këndshëm, flitet për përdorim argëtues.

Disa të rinj pinë drogë për të harruar problemet e tyre. Ju duhet të shqetësoheni nëse vëreni te fëmija juaj shenja alarmi, si më poshtë :

  • Vuajtje të brendshme
  • Frekuentime të këqija
  • Vlerësim të keq për vetveten
  • Probleme identiteti seksual

Ju e dini me kë shoqërohet. Nëse këta persona e këshillojnë mirë, i duan të mirën dhe e mbështesin në rast problemi :  ju mund të ndiheni të qetë. Në të kundërt, nëse askush nuk kujdeset për të apo dikush i do të keqen : mos prisni. Filloni të bisedoni me fëmijën tuaj.

Të flisni për drogat me fëmijën tuaj

Rreth moshës 12-vjeçare, ju mund t’i jepni informacione të thjeshta

Rreth moshës 16-vjeçare, është momenti të diskutoni hapur për drogat. Mund të ndodhë që një ditë fëmija juaj të hasë në droga argëtuese.

Nëse konstatoni :

  • Ndryshim sjelljeje
  • Nota të këqija
  • Mungesa në shkollë
  • Largim nga shtëpia

Atëherë ju duhet t’i thoni se shqetësoheni për të. Ju duhet të merrni iniciativën. Flisni për ç’ka shihni, për ç’ka ndieni. Flisni duke përdorur « unë ».

Në lidhje me drogat, pyeteni fëmijën tuaj nëse ka dëgjuar të flitet për to. Mos  ndoshta shokët e tij i kanë folur për to ose ndoshta e kanë provuar ? Ashtu sikurse për alkoolin, duhanin dhe kanabisin, informojeni fëmijën tuaj për rreziqet konkrete të drogave.

Thojini se drogat janë ilegale. Shpjegojini rregullat. Shpjegojini se ç’mund të ndodhë nëse ai provon të pijë drogë. Thuajini qartësisht se ç’prisni prej tij në lidhje me konsumimin e drogave.

Nëse është shumë e vështirë të flisni më fëmijën tuaj, bëni ç’është e mundur që ai të shkojë te mjeku. Kërkojini mjekut tuaj të familjes (apo pediatrit) të flasë me të mbi drogat dhe alkolin.